Bashke

Jetmir Asani: Përsëri paska fol Artan Grubi!

ZOT fali se nuk din çfarë bëjnë, u ka humbur udha në oborr! Ka kohë që BDI aktivitet bën vetëm në Çair, fundja nuk kanë thënë kot: Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi!


Ndryshimi po vjen. Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë nevojë të çlirohen nga tre apo katër figura që kanë uzurpuar tashmë e 20 vite skenën politike duke mos u lënë hapësirë të rinjve që të dëshmohen.

Këtë nuk e them unë, por e dëshmon më së miri fatkeqësisht largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga vendi, si pasojë e dëmit të funksionarëve të përjetshëm të cilët në asnjë moment nuk kanë ofruar një zgjidhje të përshtatshme për shoqërinë, përveç krijimit të pasurisë për familjet e tyre përmes Soravisë dhe Lotarisë.

Artan Grubi vërtetë bënë mirë të “çliroj” strukturat e degëve, anëtarët e të cilave përmes të gjitha masave që ka në dispozicion po i kërcënon me largim nga puna. Degët e partisë, në këtë rast ajo e Çairit, të cilën e paska apostrofuar, deri më tani për detyrë ka pasur të mbledh vota dhe me këtë Grubit dhe partisë së tij politike të cilën e ka “uzurpuar” t’i mundësoj të mbetet në Qeveri!

Ai e di më së miri se çfarë do të thotë “kapje e partisë”, “uzurpim”, “shantazh”, “keqpërdorim” dhe “mospërfillje”! Këtë nga dita e parë e tij si ZVKM e ka ushtruar ndaj kolegëve të tij ministra dhe zëvendësministra, nuk po flas këtu për anëtar të degëve pasi që ata as që vijnë në rend të ditës.

Dhe për fund, kur jemi te çlirimi, popullit shqiptar në RMV ju duhet çlirim, rotacion dhe ndryshim në skenën politike shqiptare, dhe këtë ndryshim do ta bëjmë me qytetarët ditën e zgjedhjeve!
NDRYSHIMI PO VJEN!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë