Bashke

Osimhen rinovoi me Napolin, ndersa Chelsea e di tanimë çmimin për transfeirmin e tij

Victor Osimhen ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Napolin deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi nigerian është bërë një nga futbollistët më të paguar në Serie A, por kontrata e re nuk do të thotë se ai nuk mund të largohet nga kampioni në fuqi i Italisë.

Me kontratën e re, Osimhen ka edhe një klauzolë largimi nga kampioni aktual italian dhe tanimë Chelsea si skuadra më e interesuar për të ka mësuar çmimin e tij.

Londinezët po këmbëngulin për të nënshkruar me sulmuesin nigerian dhe për ta bërë këtë duhet të paguajnë klauzolën e tij prej 130 milionë euro.

24-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për ta bërë një hap para në karrierën e tij dhe nuk i ka thënë jo kalimit në Londër.

Gjithsesi interesim për të ka shprehur edhe Manchester United dhe Real Madrid.

Osimhen këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje zyrtare ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë