Hugo Lloris mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sports”, portieri francez është në negociata me Los Anhelesin. 37-vjeçari, ish-kapiteni i kombëtares franceze (145 paraqitje dhe një fitore në Botëror) ishte një hap larg Lacios në verë.
Kontrata e tij me Totenhamin skadon më 30 qershor, por një lamtumirë e hershme ka të ngjarë, duke pasur parasysh se ai nuk është pjesë e planeve të Ange Postecoglou, i cili nuk e ka thirrur kurrë këtë sezon.
Me Spurs ai ka luajtur 444 ndeshje që nga viti 2012, vit në të cilin Totenham e rrëmbeu atë nga Lioni për 12.5 milionë.