Sllovenia sot zyrtarisht e filloi mandatin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së KB-së, i cili zgjat deri më 31 dhjetor 2025, ndërsa çështja për paqen dhe sigurinë në praktikë do të fillojë nesër, sepse Pallati i popujve nuk punon sot për shkak të 1 janarit.
Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon në fillim të mandatit të saj paralajmëroi se kjo është mundësi e shkëlqyer, por edhe përgjegjësi, sepse edhe krahas lidhjes dhe pavarësisë globale, situata e tanishme në botë është e “komplikuar”.
“Për këtë do të bëjmë përpjekje të veçantë që të jemi mbrojtës të paqes, progresit dhe sigurisë, paralajmëroi ajo dhe tha se ekipi në Nju-Jork, të cilin e përbëjnë tridhjetë njerëz, është përgatitur mirë dhe shumë i motivuar dhe dëshiron të lërë shenjë.
Edhe kryeministri Robert Golob vlerëson se Sllovenia e fillon mandatin e saj në kohë të krizave dhe sfidave të rritura në bashkësinë ndërkombëtare, për çka roli i saj si anëtare jo e përhershme është edhe më i rëndësishëm. Këshilli i Sigurisë së KB-së është organi më i rëndësishëm i organizatës botërore që vendos për çështje të paqes dhe sigurisë.
Ka 15 anëtare, prej të cilëve pesë janë të përhershme (SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania dhe Madhe dhe Franca), ndërsa dhjetë zgjidhen me mandat prej dy vjet, prej të cilëve pesë zgjidhen çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së. Ky është anëtarësimi i dytë i Sllovenisë në Këshillin e Sigurisë, ku ishte tashmë në vitin 1998 dhe 1999, kur misioni në KB ishte kryesuar nga presidenti i mëvonshëm i republikës, Danillo Turk.