Apple dëshiron të përdorë arkivat e lajmeve për trajnimin e modeleve të saj me Inteligjencë Artificiale
Apple është në bisedime me disa mediume të mëdha për licencimin e arkivave të tyre të lajmeve dhe përdorimin e këtyre informacioneve për të ndihmuar në trajnimin e sistemeve gjeneruese me Inteligjencë Artificiale, raporton The New York Times.
Kompania me sa duket është duke disktuar për një “marrëveshje shumëvjeçare me vlerë të paktën 50 milionë dollarë”, raporton NYT, dhe ka qenë në kontakt me mediume sikurse Conde Nast, NBC News dhe IAC, transmeton Telegrafi.