Bashke

Shqipëria mes vendeve me byrekët më të mirë në botë

Të mbushura me produkte të shijshme dhe të mbështjella, byrekët janë ndër format më të kënaqshme të ushqimit dhe ato vijnë në forma të ndryshme në mbarë botën, sipas një artikulli të Lottie Woodrow të botuar në “MSN Travel”.

Nga spanakopita e mbushur me spinaq e Greqisë deri te byrekët me mish të Australisë dhe Zelandës së Re, artikulli sugjeron byrekët më të mirë nga e gjithë bota që duhet të provoni, ku ndër to renditet edhe byreku shqiptar.

Byreku, rrënjët e të cilit shtrihen në Perandorinë Osmane, ka ekzistuar prej shekujsh. Tepër i popullarizuar në të gjithë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, ky byrek i shijshëm bëhet me petë dhe më pas duke e mbushur me një shumëllojshmëri produktesh të ndryshme. Në Shqipëri, ku ndodhen shumë dyqane byrekësh, zakonisht mbushet me mish viçi të grirë, djathë ose spinaq dhe vezë. Shqipëria është renditur mes 28 vendeve për byrekët më të mirë në botë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë