Bashke

Juventusi planifikon huazimin e Hendersonit

Juventusi po mendon të bëjë një lëvizje huazimi për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe zëvendës-kapitenin e Anglisë, Jordan Henderson, i cili thuhet se po kërkon një largim nga Arabia Saudite.

Anglezi u largua nga “Të Kuqtë” në verën e vitit të kaluar, duke nënshkruar me Al-Ettifaq një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë rreth 14 milionë euro.

Tani, pasi kanë kaluar pak më shumë se gjashtë muaj në periudhën e tij me Al-Ettifaq, Henderson thuhet se po shtyn për një kthim në Evropë.

“Sky Sport Italia” raporton se Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, ka biseduar me 33-vjeçarin për një marrëveshje të mundshme huazimi të tij.

Por, ish-mesfushori i Sunderlandit thuhet se dëshiron një huazim prej 18 muajsh dhe jo deri në fund të sezonit.

Nëse Juventusi do të siguronte një lëvizje për 81-herë reprezentuesin anglez, duhet të lironte ndonjë lojtarë fillimisht.

Moise Kean është i lidhur me një largim në formë huazimi nga “Allianz Stadium” këtë muaj, gjë që do të lironte më shumë hapësirë ​​në buxhetin e “Bianconerëve”.

Jordan Henderson ka edhe kërkues të tjerë të përfolur, duke përfshirë Ajaxin dhe Brighton Hove & Albion.

Ai me Al-Ettifaq ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë