Pasi u luajtën sot ndeshjet e fundit të fazës së parë të Kampionatit Botëror të Basketbollit, janë formuar grupet e reja që do të na japin çerekfinalistët e garës më të fortë të basketbollit.
Sot kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës së parë të Botërorit. Siç e dikton tradita, pas një faze në grupe, pason një e re, ku takohen skuadrat që kanë përparuar luajnë mes vete.
Kështu, nga tetë grupet e deritanishme, mbeten katër që formohen nga dy kombëtare të një grupi që vazhduan tutje.
Por në këto grupe do të luhen nga dy ndeshje, ku dy skuadrat e para në grup do të luajnë me ato të dyta nga një ndeshje. Pikët nga faza e prarë e grupeve barten në këtë fazë.
Në Grupin I do të luajnë Serbia, Republika Dominikane, Italia dhe Porto Riko. Sa i përket Grupit j, aty do të jenë SHBA-të, Lituania, Mali i Zi dhe Greqia.
Në Grupin K do të luajnë Sllovenia, Gjermania, Australia dhe Gjeorgjia, ndërsa në Grupin L janë Kanada, Spanja, Brazili dhe Letonia.
Nga grupet e reja do të avancojnë sërish nga dy përzgjedhje, por këtë herë do të fitojnë fazën me eliminim direkt, pra çerekfinalet.
Tashmë dihet se në çerekfinale do të takohen skuadrat nga grupet I dhe J nga njëra anë dhe K dhe L nga ana tjetër.
Të premten nisin ndeshjet e fazës së dytë të Botërorit. /Telegrafi/