Bashke

Prodhuesi i super-veturës shqiptare Illyrian TSX: Ne shqiptarët kemi nder dhe punojmë shumë

Projektuesi i hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX, Qëndrim Thaçi tha se e kishte amanet nga gjyshi i tij që ta çonte këtë projekt deri në fund.

Si adhurues i madh i makinave që i vogël, Thaçi arriti që me përkushtim të madh ta realizonte këtë veturë, që tanimë e ka lansuar në Torino të Italisë, transmeton Telegrafi.

“Gjyshi më la amanet, që ta çojë këtë punë deri në fund”, pati thënë gjatë një interviste për mediet vendore.

Thaçi kishte emigruar në Itali me familjen e tij, por kurrsesi nuk harroi edhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai këtë sukses ia dedikon të gjithë shqiptarëve duke qenë se logoja e kësaj makine gërsheton shqiponjën me dy koka.

“Nderin e kam mësu prej familjes time shqiptare, shqiptarët kanë nder shumë të madh. Ne punojmë shumë me nder. Për këtë arsye u ktheva në Kosovë, pasi që ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira”.

Hiper-makina e parë shqiptare Illyrian TSX e projektuar nga shqiptari nga komuna e Drenasit pritet të jetë në mesin e pesë makinave më të shpejta në botë.

Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 nga 650 kuaj fuqi deri në 950 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë

Çmimi i automjetit sportiv do të variojë nga 1.2 milionë euro deri në 1.7 milionë euro.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë