Bashke

Nga sot transport publik nga Tetova për në Kodrën e Diellit

Qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë linjën e sapokrijuar të autobusëve që nis nga Tetova. Deri më tani nuk kishte linjë të rregullt të autobusëve për në qendrën e skijimit, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transportin të shtunave dhe të dielave. Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit.

Komuna e Tetovës në një deklaratë të enjten njoftoi se bileta vajtje-ardhje për një person do të kushtojë 200 denarë.

“Kjo linjë padyshim që do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e qarkullimit në këtë rrugë. Le të shijojmë së bashku bukuritë e qendrës dimërore. Jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë nga Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Tetovës.

Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusë të Ndërmarrjes Publike “Transport Tetovë” – Tetovë, të cilët kanë linja të rregullta të qytetit. Për kthimin nga Kodrën e Diellit në Tetovë, oraret e parapara janë 09:30, 12:30, 15:30 dhe 18:30.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë