Bashke

Mexhiti: VMRO-ja e Gruevskit është në koalicion me Ahmetin dhe LSDM-në, VMRO-ja e Mickoskit është parti e re

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, para takimit me Albin Kurtin në Prishtinë tha se fillimisht po bisedohet për koalicion brenda partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas zgjedhjeve do të diskutojnë për koalicion me partitë maqedonase, shkruan TV21. Mexhiti tha se VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit është bashkë me LSDM-në dhe Ali Ahmetin.

“T’i fitojmë zgjedhjet, mandej do të ulemi me palën maqedone. Gazetari: Nuk e përjashtoni VMRO-në? Kur themi me VMRO-në, me cilën VMRO, VMRO-ja e Gruevskit është me Ali Ahmetin dhe me LSDM-në, ndërsa VMRO-ja e Mickoskit është parti e re, që ka problem me ndryshimin e Kushtetutës, por ne prioritet mbi prioritete e kemi integrimin e vendit në NATO dhe në Unionin Europian, ashtu siç kemi kontribuar në të kaluarën, do të kontribuojmë”, pohoi Mexhiti.

https://www.facebook.com/watch/?v=239041415924527

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë