Bashke

TikTok prezanton veçori të reja të cilat ngjasojnë me Youtube-n

TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube.

Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe, transmeton Telegrafi.

Mundësia për të publikuar video më të gjata po cilësohet si shumë e përafërt me Youtube-n, platformë kjo në të cilën videot kanë tendencë të zgjasin më shumë se 10 minuta për shkak të fitimit më të madh.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që TikTok inkurajon përdoruesit të postojnë përmbajtje më të gjata.

Ndërsa Youtube i paguan krijuesit më shumë se platformat e tjera, rishfaqja e së njëjtës përmbajtje në aplikacione të ndryshme ndodh shpesh./telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë