Bashke

AMM: Ligji për Shërbime Audio dhe Audiovizuale i bllokuar nga Arbër Ademi, kuadër i BDI-së

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) reagon për mosvënien në rend dite të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele në Komisionin për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga kuadri i BDI-së, Arbër Ademi

Siç thuhet nga AMM-ja, miratimi i ligjit do të rregullojë piraterinë, tregun mediatik dhe do të ofrojë mundësi për kontroll transparent të shpenzimit të mjeteve buxhetore.

Në vazhdim reagimi i plotë i AMM-së…

Të nderuar

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) angazhohet për rregullimin e tregut mediatik me zgjidhje të duhura ligjore që do të mundësojnë parandalimin e përhapjes së piraterisë, ndëshkimin e duhur të saj, por edhe rregullimin e tregut me zgjidhje të përshtatshme ligjore për transmetimin e televizioneve kombëtare nga ana e operatorëve kabllorë, por dhe për transparencë në shpenzimin e parave buxhetore në fushata publike, përmes procedurës përkatëse ligjore, përmes Kuvendit si mekanizëm kontrolli.

Për Këtë qëllim disa vite me radhë AMM propozon ndryshimin  e neneve në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, për realizimin e këtyre qëllimeve, për shkak të rregullimit të tregut, por dhe ngritjen e vetëdijes publike, ndërsa me qellim të zhvillimit të proceseve demokratike dhe pluralizmit në vend.

Veçanërisht është e rëndësishme që AMM arriti që në harmonizim me disa ligje europiane nga kjo fushë (para së gjithash kroate), në pajtim me të gjitha palët e thirrura, Qeverinë, ministrinë përkatëse të Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe një numër të madh të mediave kombëtare, rajonale dhe në nivel lokal përmes debatit publik me pjesëmarrjen e ekspertëve të sektorit joqeveritar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian t’i bëjë këto ndryshime të cilat janë të shtrira në tri nene të Ligjit:

Neni 101, Neni 143 dhe Neni 147

Edhe përkundër mbështetjes së të gjithë faktorëve relevant, edhe përkundër faktit që këto ndryshime ligjore kanë yll evropian,  dhe çka është më e rëndësishmja edhe për kundër votimit të nevojës për miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore nga ana e deputetëve në fillim të muajit nëntor të vitit 2023, të njëjtat janë bllokuar në Kuvend para komisionit për Çështje Europiane, i udhëhequr nga deputeti i BDI-së dhe koordinator i grupit parlamentar, Arbër Ademi i cili për shkaqe të pashpjeguara publikisht nuk i vendos këto ndryshime në rend dite në Komision.

Ndryshimet  janë pjesë e ligjeve reformuese të ministrit Azir Aliu i cili edhe publikisht u deklarua se ky dhe ligjet e tjera kanë ngecur në këtë Komision, për çka tha se nëse nuk miratohet do të jap dorëheqje.

Nuk duam të besojmë se përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi për arsye të njohura vetëm për partinë e tij nuk dëshiron t’i vendos në rend dite për votim ligjin i cili rregullon piraterinë, tregun mediatik dhe mundëson kontroll transparent të shpenzimit të parave të buxhetit.

Mos vendosjen e këtij ligji para Komisionit e konsiderojmë si shantazh ndaj neve anëtarëve të AMM-së para zgjedhjeve të ardhshme dhe në këtë mënyrë si përzierje indirekte ndaj politikës tonë editoriale.

Me respekt anëtarët e AMM-së

TV Kanal 5

TV Alsat

TV Alfa

TV Telma

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë