Bashke

BESA: Korrupsioni, fytyra e BDI-së dhe LSDM-së

Lëvizja Besa ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Transparency international” për nivelin e korrupsionit në vend. Sipas kësaj partie korrupsioni dhe keqpërdorimi i gjyqësorit, mbeten fytyra e vërtetë e pushtetit të udhëhequr nga BDI dhe LSDM. Kjo parti vlerëson se sado që pushteti të përpiqet të mashtroj qytetarët me “Frontin Evropian”, institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare për çdo ditë ia heqin maskën dhe ia shfaqin fytyrën e vërtetë, përkatësisht ia nxjerrin në shesh korrupsionin.

“Raporti i “Transparency international” ia dha edhe një grusht, BDI-së dhe partnerit të saj LSDM. Imagjinoni, në renditjen e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit, Maqedonia është në vendin e 76-të dhe qëndron bashkë me Hungarinë, Moldavinë, Trinidadi dhe Tobagos si dhe me Burkina Fasos. Po e njëjta organizatë, sqaron se pikërisht deputetët e pushtetit, i ndihmojnë Qeverisë që të rrisë edhe më tepër korrupsionin, duke i theksuar ndryshimet në Kodin penal, të bëra vititn e kaluar, të cilat ulin kohën e vjetërsimit të lëndëve gjyqësore. Me pak fjalë, kjo është BDI-ja, kjo është LSDM-së dhe ky është pushteti, i cilin nuk do të mbahet mend, për investime në infrastrukturë, në arsim, në zhvillim ekonomik. Por do të mbes në histori si pushteti i krimit dhe korrupsionit”, tha Hasim Murtezani, Lëvizja BESA. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë