Në festën e zgjedhjes së kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ky i fundit dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ekspozuan kravata me mbishkrimin “Kryeministri shqiptar” përfshirë edhe datën e zgjedhjes.
Por, ajo që nxiti debati se kravatat doli se ishin nga një prodhues serb, gjegjësisht kompania serbe e tekstilit “Marushka” nga Çaçaku, përcjell INA.
Meqë kjo kompani u bë lajm, mediat serbe kanë vrapuar për të siguruar komentin e tyre.
“Ne nuk e dimë se çfarë bëjnë me të kur ajo largohet nga prodhimi”, kanë theksuar nga kjo kompani.
“Lidhur me njoftimet në rrjetet sociale se kompania Marushka ka bërë një kravatë që është sjellë në kontekst me ngjarjet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut fqinje, duam të theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se nuk kemi të bëjmë fare me qëndisjen e atij shkrimi dhe synimet. Kompania Maruška, si kompani familjare, ka një mision dhe vlera të përcaktuara qartë, të cilat bazohen në promovimin e historisë, kulturës dhe traditës serbe përmes veprave të njohura të artit dhe bashkëpunimit me muzetë. Produktet tona janë shprehje e trashëgimisë artistike serbe dhe ne jemi krenarë që i ndajmë me botën”, kanë thënë nga kompania serbe. Pronarja e kësaj kompanie kohë më parë kishte deklaruar se edhe Putini i do kravatat e tyre. (INA)