Mexhiti: Ka një thënie ‘mos e sjell punën me të vajtu Stambolli’, po s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi
I pyetur se si i komenton reagimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përzihet në punët e brendshme në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti duke aluduar në pushtetin aktual në vend, tha se “këta po i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”.
“Po këto që kishin reagime të ashpra për përzierjen e z.Kurtit në Maqedoni, nuk i dëgjoj që të reagojnë për përzierjen e Vuçiqit në Maqedoni. Seriozisht pra, më vjen keq pra se ka një thënie në të kaluarën “Mos e bjer punën me të vajtu Stambolli”, por s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv