Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu thotë se kryeministri teknik Talat Xhaferi dje e sot na dhuroi skena që janë për të vajtu dhe jo për t’u krenu. Dje erdhi në Çair në orar pune bashkë me gjithë drejtorët dhe administratën e Artan Grubit promovuan për të 15 herë punimet e çerdhes e bredhi rrugëve të Çarshisë dhe sot në Tetovë qortoi administratën pse po e bëjkan turmën për pasaporta. Vajmedet vaj drejtorët dhe administrata e Grubit dalin fotografohen e promovojnë Talatin, e punëtorët e administratës në Tetovë qortohen në sy të popullit e të mediave.
E për atë tjetrën anë se nuk guxohet të hyhet në objekt ku janë të dhanunat personale, urgjentisht organet gjegjëse të ndërmarrin masa se Talati nuk hyri në pazar po hyri në objekt të MPB-së.
Për në fund pyes publikisht Talat Xhaferin kur ishte më i sinqertë dje apo sot?
https://www.facebook.com/share/p/CA8N236KNgLiEZnW/?mibextid=oFDknk