Bashke

Pistoleta me pesë fishekë e shpikur para 188 viteve

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Parimi i funksionimit të pistoletës Kolt nuk ishte i ri, por ai ishte më praktik se të gjithë revolverët e deri atëhershëm.

Ushtria dhe marina amerikane e përfshiu revolverin kolt në arsenalin e armëve të saj standarte, çka ndikoi që kjo armë të përdorej edhe nga njësitë e tjera të ushtrisë.

Uzina e armëve Kolt në Paterson të shtetit Nju Xhersi prodhoi mijëra pistoleta të tilla deri në vitin 1841, kur doli varianti i dytë Uollter Kolt, pistoletë më e madhe me fishekë të kalibrit 0 presje 45 milimetra.

Pistoleta e re Uollter Kolt me peshë rreth 1 kilogram dhe grykën e gjatë 23 centimetra, thuhej se i ngjante një topi artilerie.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë