Bashke

Mashtrimi me fabrikën e makinave elektrike e-GO në Tetovë, ironizon rinia e VLEN (VIDEO)

Rinia nga opozita shqiptare VLEN ka ironizuar dhe ka zbardhur të vërtetën e dështimit të projektit 130 milionë euro për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike e-GO, një investim i promovuar me pompozitet nga BDI dhe ministrat e saj.

“Siç po e shihni vetë, se edhe pas dy viteve premtim, përveç disa lopatave beton, në vendin ku duhej të ndërtohet fabrika për prodhimin e veturave elektrike E-GO, nuk ka asnjë fabrikë e as vetura. E ajo që është skandaloze, para disa ditëve qeveria ndërpreu marrëveshjen për ndërtimin e kësaj fabrike.

BDI realizoi edhe një mashtrim që i shtohet listës së mashtrimeve dy dekadëshe. Nga Fabrika e premtuar mbetën vetëm fjalimet dhe fotografitë e Ali Ahmetit, Artan Grubit, Dimitar Kovaçevskit, Kreshnik Bekteshit dhe gjithë funksionarëve të BDI-së, të cilët mashtruan, por fytyra nuk u skuqet aspak.

Sado që mundohen ta heshtin këtë dështim e mashtrim, BDI duhet të jap llogari. Ajo duhet tu përgjigjet qytetarëve për dy çështje: Pse u dështoi ndërtimi i fabrikës dhe investimi prej 130 milionë euro?

A u ka dhënë Qeveria investitorëve para nga buxheti, ashtu siç premtoi se do u japë 45 milion euro?

Tashmë të gjithë e dimë se BDI, për dy dekada, nuk ka investuar as 130 denarë në vendbaimet shqiptare, e kur flitet për 130 milion euro, ky premtim i BDI-së që në start dukej se është përrallë me tupan, e që gjithë atë spektakël e bënë vetëm për nevoja fushate, pasi që nuk dinin ndryshe se si ti mashtrojnë qytetarët në betejën zgjedhore në Tetovë që vetëm se e kishin të humbur”, deklaroi Mixhait Jashari nga Rinia e VLEN.

Sipas tij, andaj edhe qytetarët duhet ta dinë se dështimi i fabrikës E-GO, gjenezën e ka që në fillim të themelimit të kësaj zone industriale.

“Kjo hapësirë, nuk iu la në menaxhim shtetit, njëjtë si të gjitha Zonat tjera, por këtë e shndërruan në zonën e vetme Industriale me partneritet publiko privat, me qëllim që tu jepet oligarkëve të BDI-së. Dhe pikërisht, arsyeja pse projekti i fabrikës E-GO dështoi është tentimi për partizimin e asaj fabrike nga BDI, dhe atë me para të qytetarëve nga buxheti i shtetit. Kështu, BDI-së skandali “Hakia” i shpërtheu njejtë si skandalet “Soravia”, “Eurovia”, “Llotaria”, siç do ti shpërthejnë edhe shumë skandale të tjera pas 8 majit. E që BDI dhe funksionarët e saj janë marrë me pasurimin e tyre personal e familjar, e dëshmojnë objektet shkollore pa kushte minimale, nxënës pa libra, studentë pa konvikte e pa kabinete, asnjë autostradë e ndërtuar dhe asnjë investim në interes të shqiptarëve në asnjë vendbanim shqiptar. BDI ka realizuar vetëm shkatërrimin e vendbanimeve shqiptare por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. BDI mbi 30 milionë euro ka investuar në aparate për kazino dhe objekte kumari. BDI është partia e vetme e cila ka investuar që rinia dhe elita intelektuale të braktisin vendilindjen. BDI ka merita vetëm në shkatërrimin e shoqërisë, futjen e investitorëve serb ose rus në vend, si dhe pasurimin e funksionarëve të saj dhe familjarëve të Ali Ahmetit.

Por 8 maji është afër, dhe BDI, do të marrë përgjigjen e të gjithë të rinjve, të cilët do të vendosin që këtë parti anti-qytetare ta dërgojë në opozitë dhe tia hap rrugën drejtë institucioneve të drejtësisë. E atje do të japin llogari për gjithçka!”, deklaroi Jashari nga VLEN.

https://www.facebook.com/watch/?v=2752888178209619

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë