Bashke

“Kryeministri shqiptar”, VLEN: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali Ahmetit

Fari Hiseni nga VLEN deklaroi sot se ish kandidati i BDI-së për kryeministrin e par shqiptar Naser Ziberi ka demantuar tezat e BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe ka nxjerr në pah hipokrizinë e tij.

“Naser Ziberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptarë në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet sepse 100 ditët, siç ka pohuar opozita e bashkuar shqiptare janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që tentohet tu servohet shqiptarëve”, tha Fari Hiseni, VLEN i cili njëherit shtroi pyetjen:

“A u shkëmbye dhe u shit mandati 2 vjeçar i kryeministrit shqiptar për milionat e skandalit “Soravia” Qendra Tregtare në zemër të Shkupit e blerë nga nipi i Ali Ahmetit 25 vjeçar në vlerë prej 30 milionë eurove? A u shit kryeministri i parë shqiptar për milionat e pista nga biznesi i kazinove që Artan Grubi përmes Lotarisë së tij po i realizon me nëntokën serbe dhe bullgare?”, u shpreh Fari Hiseni, VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë