Bashke

VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humner

Raporti i fundit i Freedom House konstaton regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut
vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional.

Ajo që ne e themi gjatë gjithë kohës, ka marrë edhe njëherë një vërtetim ndërkombëtar. Për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen. Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij
“biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te ministrat dhe drejtorët në pushtetin mbi 20-vjeçar të BDI-së.

Vetëm në vitin e fundit, ky pushtet u përfshi në dhjetëra skandale, të cilat po regjistrohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. Kodi i ri
Penal, me të cilin praktikisht u amnistua Nikolla Gruevski, presioni ndaj gjykatës, skandali i onkologjisë dhe të tjera që përmenden në raportin e Freedom House, janë dëshmi që pushteti i korruptuar po e çon prapa demokracinë.

Kjo mbrapshtësi e BDI-së do të përfundojë më 8 maj. Shqiptarët e kanë vendosur se vendit i duhet ndryshim. Ata e dijnë se ndryshimi dhe progresi vijnë me fitoren e koalicionit VLEN.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë