Bashke

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe, ka thënë se vendi ku do të behën këto ushtrime me dron luftarak kamikaz është vetëm 30 kilometra larg Kosovës dhe vetën 3 kilometra larg kufirit më Malin e Zi.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e bëhet në Pashter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai.

Kurti është deklaruar për votimin e së dielës në veri të vendit. Ai ka theksuar se është vullneti nga ana e qeverisë që të mbahet ky votim.

“Në komunat të cilat 50% +1 të qytetarëve votojnë për t’ia ndërpre mandatin kryetarëve aktual, ne jemi garancion që kjo do të zbatohet me plotni e me shpejtësi. Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët e policinë e Kosovës. Nuk hyhet ne zyrë as me bomba as me granata, me të cilat janë sulmuar personeli i sigurisë e gazetarët. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim etnie që te dalin dhe te votojnë me 21 Prill për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë, apo që mendojnë se ka njerëz me të mirë që një orë e më parë duhet të jenë në ato zyre. Por, kjo duhet të ndodhë me proces demokratik jo me banda të dhunshme, me banda të dhunshme nuk mund të hyhet në zyre, vetëm me proces zgjedhor”, ka theksuar Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë