Lionel Messi, ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit 3:1 kundër Nashville.
Ai i realizoi dy gola dhe bëri një asistim.
Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi, por më pas Messi nisi show-un e tij.
Argjentinasi barazoi rezultatin në minutin e 11-të pas asistit nga Luis Suarez.
Pastaj, fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë”, në minutën e 39-të, asistoi për Sergio Busquetsin që shënoi për 2:1.
E në minutën e 81-të, 36-vjeçari realizoi nga penalltia për 3:1.
Me këtë fitore, Inter Miami vazhdon të prijë në Konferencën Lindore me 18 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.