Bashke

Kasami: Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një porosi i është përgjigjur krerëve të koalicionit Fronti Evropian të prirë nga BDI.

Ja postimi i tij:

Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.

Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.

Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të vetëdjegur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë