Bashke

Ten Hag flet pas debaklit nga Crystal Palace: Unë jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat

Manchester United ka pësuar debakël në udhëtim te Crystal Palace pasi janë mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Djajtë e Kuq tani rrezikojnë të mbesin jashtë garave evropiane, pasi kanë një orar të tmerrshëm në tre xhirot e fundit.

United do të luaj ndaj Arsenalit, Newcastle United dhe Brightonit, ku shihet shumë e vështirë fitorja.

Përkundër debaklit të pësuar në Londër, Erik Ten Hag vazhdon të thotë se ai është trajneri i duhur për ta nxjerrë Manchester Unitedin nga kjo situatë.

“Unë jam trajneri i duhur për t’i ndryshuar gjërat. Nëse gjithë lojtarët janë në dispozicion atëherë ne kemi një skuadër të mirë”, deklaroi Ten Hag.

“Por nëse mungon e gjithë prapavija atëherë ne jemi në probleme të mëdha”, deklaroi trajneri holandez.

Man Utd aktualisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, sa ka edhe Chelsea në pozitën e shtatë që i dërgon në Ligën e Evropës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë