Krerët e koalicionit VLEN dhe shtabi i këtij koalicioni në Studeniçan organizuan një takim faleminderimi me aktivistë dhe banorë të Studeniçanit dhe Sopishtes lidhur me fitoren e shënuar në zgjedhjet e 8 majit.
Në këtë takim ishin krerët e VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, deputeti i sapozgjedhur, Bekim Sali dhe mysafirë të tjerë të pranishëm.
Të pranishmit theksuan se Karshikata gjithmone ka ditur ta bëj dallimin dhe ndryshimin.
Sipas tyre, beteja politike nuk ka qenë lehtë përballë një makinerie të gjerë të pushtetit nga ministra, kryetarë komunash e funksionarë tjerë. (INA)