Bashke

Mexhiti: Ja pse Fronti Evropian nuk mund të jetë fitues në kampin shqiptar

Fituesi në kampin shqiptar nuk mund të jetë Fronti Evropian për shkak se ka dalë prej kufijve etnik. Këtë e deklaroi kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për legjitimitetin e votës shqiptar.
Ai tha se Fronti Evropian shpesh e ka thënë se ata garojnë në Super Ligë, pra me VMRO-në dhe LSDM-së, ndërsa sipas kësaj logjike, këta duhet të shkojnë në opozitë, sepse fitues është VMRO-DPMNE.


“Pra nuk ju del asnjë kombinim këtyre, dhe kjo është ajo kriza, mendoj se e kanë ditur se dallim në bazë të anketave serioze, dallim ka qenë 16-13, Fronti Evropian me VLEN-in, këtë e ka ditë BDI dhe duke e ditë këtë ka shkuar në konceptin qytetarë për ta bërë diferencën”, tha Mexhiti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë