Bashke

Visar Ganiu: Ndryshimin e nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër

Në prani të kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, sikurse edhe deputetëve të Koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka shënuar fillimin e punimeve për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në një nga rrugët e Çarshisë së Vjetër. Ai me këtë rast ka deklaruar:

“Nisëm nga Çarshia jonë e Vjetër. Ndryshimin e kemi premtuar dhe e po e bëjmë. Sot filluam punimet për Konservimin dhe restaurimin e kalldrëmit në rr. Papuxhiska me instalim të pajisjeve urbane në sipërfaqe prej 350 m2 dhe do të vazhdojmë të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë të Çarshisë së Vjetër sepse këta punëtorë të zellshëm në këtë margaritarë tonin e meritojnë më të mirën. Investimin e kemi bërë bashkë Komuna e Çairit dhe Rajoni i Planifikimit të Shkupit”, ka thënë Ganiu duke paralajmëruar edhe investime shumë të rëndësishme për komunën që drejton. Ndryshe nesër Komuna e Çairit nis edhe me ndërtimin e Pishinës moderne që është e dedikuar enkas për fëmijët e shkollave dhe që është një risi e këndshme për banorët e kësaj Komune.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë