Bashke

Kasami i përgjigjet Ahmetit: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur, që dikush të bëhet milioner

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i është përgjigjur kreut të BDI, Ali Ahmeti.

“Jo, s’kanë gjak shqiptarët për të derdhur, që dikush të bëhet milioner, tha Kasami nga VLEN në komentin e tij për deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se “VMRO-ja nuk ka mandat për të poshtëruar shqiptarët e Maqedonisë, kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes”. Ai shtoi se pret që Fronti Europian të jetë opozitë konstruktive.

“Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, theksoi Kasami. (INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë