Bashke

VLEN i shpall “luftë” kumarit! Kërkon Ligj të ri për mbylljen e 70% të kazinove dhe interpretim autentik të Ligjit aktual‼️

Sot, deputetët e VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, parashtruan kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.

“Ekipi jonë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore. Prandaj presim që Qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendim të duhur, nga ku Komisioni juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit do ta zbërthej në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet MENJËHERË!”, tha shefi i grupit parlamentar tw VLEN-it, Halil Snopçe./Gazeta LAJM

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë