Bashke

387 vjet nga themelimi i Universitetit të Harvardit

Universiteti i Harvardit njihet si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, e pikërisht sot, ky universitet shënon 387-vjetorin e themelimit.

I themeluar para gati afro katër shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.

Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve. Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij univerisiteti.

Kurse në vitin 1879 u themelua edhe kolegji për vajza, që u quajt edhe si “Ankes i Harvardit”.

E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konisderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet themelore, master e doktoratë. Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të Ivy Leauge.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë