Bashke

UEFA publikon formacionin më të mirë të Euro 2024

Euro 2024 është mbyllur pas katër javësh veprim, me Spanjën që u shpall fituese dhe “Furia e Kuqe” tani ka katër tituj të Kampionatit Evropian, një rekord, duke lënë pas Gjermaninë me tre triumfe.

Teksa Evropiani ka përfunduar, paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s ka zbuluar dhe formacionin më të mirë në Euro 2024.

Spanja kampione përfaqesohet nga gjashtë lojtarë. Franca nga dy. Dhe, me nga një përfaqësohen Zvicra, Anglia dhe Gjermania.

Formacioni më i mirë në Euro 2024:

Portieri: Mike Maignan (Franca);

Mbrojtësit: Kyle Walker (Anglia), William Saliba (Franca), Manuel Akanji (Zvicra), Marc Cucurella (Spanja);

Mesfushorët: Rodri (Spanja), Dani Olmo (Spanja), Fabian Ruiz (Spanja);

Sulmuesit: Lamine Yamal (Spanja), Jamal Musiala (Gjermania), Nico Williams (Spanja).

Si u zgjodh ekipi

UEFA kishte vëzhgues teknikë në çdo ndeshje në Gjermani. Ata analizuan ndeshjet dhe zgjodhën “Lojtarin e Ndeshjes” për çdo lojë.

“Ekipi i Turneut” përmban një formacion të njohur që pasqyron tendencat e spikatura taktike gjatë gjithë turneut, me një lojtar të jashtëzakonshëm të zgjedhur për çdo pozicion.

Paraqitjet individuale të një lojtari dhe ndikimi në ekipin e tyre merren parasysh nga vëzhguesit teknikë kur marrin vendimin e tyre.

Vëzhguesit teknikë të UEFA-s në Euro 2024

Fabio Capello, Ioan Lupescu, Michael O’Neill, David Moyes, Aljosa Asanovic, Rafael Benitez, Avram Grant, Packie Bonner, Frank de Boer, Ole Gunnar Solskjaer, Aitor Karanka, Jean-Francois Domergue.

https://x.com/EURO2024/status/1813187214047695099

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë