Bashke

Mexhiti: Bashkëpunimi me kryeministrin Kurti është vëllazëror, jemi pjesë e kombit shqiptar

Zëvendës Kryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti sonte në emisioni Pressign në T7 ka folur për bashkëpunimin me kryeministrin Kurti gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

“Bashkëpunimi me kryeministrin Kurti është një bashkëpunim vëllazëror. Nuk shoh asgjë të keqe këtu. Për këtë nuk është brengosur as pala maqedonase, duke e parë këtë bashkëpunim si dicka normale, përshkak se edhe në Kushtetutën e Maqedonisë është e definuar se ne jemi pjesë e kombit shqiptar. Është më se normal një bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë. Kur nuk ka një shqetësim tek ata, nuk di pse duhet të shqetësohemi ne”, është shprehur Mexhiti.

Mexhiti theksoi se ka pasur një ndarje në dy kampe me Prishtinës dhe Tiranës, por kësaj i ka paraprirë kryeministri Rama, i cili ka mbështetur hapur Frontin Opozitarë, ku bënin pjesë 9 parti politike dhe katër komunitete.

Ndërsa ai tha se, koalicioni VLEN ka bashkëpunuar me kryeministrin Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë