Bashke

Mexhiti: Qeveria institucionalizon Marrëveshjen e Ohrit

Në prag të shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se pas devalvimit që BDI-ja i ka bërë shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria aktuale po e rikthen institucionalizimin e kësaj date të rëndësishme.

Mexhiti në një intervistë për Alsat i hedh poshtë akuzat e partisë së Ahmetit për shkurtim të buxhetit për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai thekson se shpenzimet për manifestimin e kësaj date të rëndësishme do t’i mbulojë Qeveria, për dallim nga sipas tij BDI-ja që i ka harxhuar për dreka, darka dhe koncerte. Zëvendëskryeministri i parë, thotë se shqiptarët i kanë dhënë 22 vite kreut të BDI-së, por ai nuk arriti ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit./Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë