Bashke

Zv/ kryeministri i parë Mexhiti në takim lamtumirës me euro-ambasadorin Gir

Me kënaqësi mora pjesë në takimin përshëndetës të organizuar për Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. David Geer, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.

Kështu, i shpreha edhe mirënjohjen time të thellë për përkushtimin dhe mbështetjen e tij të palodhur ndaj procesit tonë të integrimit evropian. Z. Geer ka luajtur një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve tona me BE-në, dhe puna e tij do të mbetet një shembull i vlefshëm për të ardhmen, për rrugën që duhet të ndjekim.

Faleminderit, Ambasador Geer! Ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm!

https://www.facebook.com/share/p/GSxV2wpYrny1W7cy/?mibextid=oFDknk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë