Bashke

Babai i Lamine Yamal sulmohet më thikë, 36-vjeçari merr plagë të rënda

Babai i kampionit të ri të Evropës dhe yllit të Barçës, Lamine Yamal, u godit me thikë të mërkurën në mbrëmje në një parkim makinash në qytetin Mataró, gatu një orë e gjysmë larg nga Barcelona ku Mounir Nasraoui jeton.

Ai ka marrë plagë të rëndë, ndaj u dërgua për trajtim më të specializuar në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, ​​sikurse raportojnë mediat vendase.

Disa dëshmitarë po merren në pyetje për inicidentin nga njësia hetimore e Mossos d’Esquadra e Mataró-s. Sipas atyre që kanë paraë ngjarjen, babai i Yamal mori më shumë se një plagë me thikë. Autoritetet kanë nisur hetimin për ngjarjen.

Yamal ka folur shpesh për rolin vendimtar që ka luajtur babai në jetën dhe karrierën e tij. Nasraoui ishte i pranishëm në finalen e Euro 2024 dhe inkurajimi i tij ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e Lamine si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë