Bashke

Man City e do me çdo kusht Ezen, Crystal Palace me kërkesa të larta

Eberechi Eze është bërë një objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve fantastike fillimisht me Crystal Palace e pastaj edhe me Anglinë në Euro 2024.

Mesfushori sulmues është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe të largohet nga Crystal Palace, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Manchester City po e kërkon me ngulm transferimin e Ezes për ta zëvendësuar të larguarin Julian Alvarez, dhe ata tanimë kanë marrë një përgjigje të prerë nga Crystal Palace.

26-vjeçari ka pranuar për tu larguar nga Palace dhe po pret tani që dy klubet të gjejnë një marrëveshje.

Eze kishte një klauzolë largimi prej 70 milionë euro, megjithatë ajo tanimë ka skaduar më 1 gusht dhe klubet që e duan anglezin duhet të bisedojnë me Palacen.

Klubi londinez nuk është i gatshëm ta lë të lirë të largohet ylli i skuadrës nëse nuk paguhen 70 milionë euro, një shumë që nga City konsiderohet e lartë.

Në garë për reprezentuesin anglez janë edhe Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë