Bashke

Zekolli: Ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup, së shpejti do të rikthehet në funksion

Një nga objektet më të rëndësishme të infrastrukturës së qytetit, ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup, së shpejti do të rikthehet në funksion. Ky objekt, me një rëndësi të veçantë kulturore, është pjesë e pandashme e identitetit të kryeqytetit dhe vendit.

Shërbimet postare janë thelbësore për qytetarët, ndërsa rinovimi i kësaj ndërtese mundëson jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë sonë, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të asistencës.

Padyshim se nuk do të lëmë të pambrojtura edhe trashëgimitë tjera kulturore në Maqedoninë e Veriut. Ne do të kërkojmë edhe mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian për projektet tona ambicioze, që do të kontribuojnë për realizimin e rinovimit dhe mbrojtjen e objekteve. Për ta respektuar rëndësinë kulturore, ne do të sigurohemi që bashkë me BE ky projekt të realizohet me standardet më të larta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë