Bashke

Mexhiti: Pas 22 viteve sollëm ndryshimin te shqiptarët

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, të organizuar nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ku prezent ishin politikanë shqiptarë nga vendet e rajonit.

Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, Mexhiti ndau pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, duke nënvizuar se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.

Mexhiti tha se integrimi evropian mbetet prioriteti absolut i koalicionit, dhe shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në çdo moment.

Zëvendëskryeministri i Parë përgëzoi Ministrin Igli Hasani për krijimin e një departamenti të veçantë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, dedikuar shqiptarëve të rajonit dhe diasporës, duke shtuar se thellimi i bashkëpunimit brendashqiptar është një domosdoshmëri që duhet të vazhdojë pandërprerë.

Mexhit nënvizoi nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët bashkëpunimi në fusha të ndryshme, nga arsimi deri te ekonomia, duke e cilësuar këtë si një element përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë