Bashke

Mësohet se kush do të jetë “pensionisti” i tretë nga kombëtarja e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit po bën të ditura pensionimet e futbollistëve. Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula ishin dy lojtarët që i dhanë fund aventurës me fanellën “kuqezi”.

Gazetari i “Sportekspres”, Klaudio Ndreca raporton se portieri, Etrit Berisha pritet të jetë i pensionuari i radhës. Berisha do të bëjë këtë për t’i lënë hapësirë lojtarëve të rinj në kombëtaren e Shqipërisë.

“Titi” nga Prishtina ishte në dy Europianët e fundit, atë të vitit 2016 dhe të vitit 2024 në Gjermani, duke dhënë një kontribut të madh për fanellën e shqiponjës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë