Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sot në Gjakovë morri pjesë në Mbledhjen e Asamblesë së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe në mesin e shumë kryetarëve të komunave shqipfolëse të rajonit.
“Biseduam për afrim edhe më të madh të banorëve tanë edhe atë përmes projekteve të ndryshme që do të vijnë drejtëpërdrejt nga UBSHR. Ndërkohë që shpreha gatishmëri që Shkupi Dardan të jetë nikoqir i një nga Mbledhjet e Asamblesë së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon”shkruan Ganiu.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0seTJSzLFrreEJvoP3GZNV9z5DoLiHRUssvMStypPFQrXhJAHazAxboKW1pGGbseql&id=100090016557002&mibextid=Nif5oz