Bashke

A do të jetë Broja në Europian? Silvinjo: Ai është një futbollist shumë i fortë teknikisht

Trajneri Silvinjo është rikthyer të flasë për sulmuesin Armando Broja teksa theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë.

I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Silvinjo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë