Bashke

A është normale të hash edhe kur nuk ke uri? Përgjigjen dietologët

Nëse keni mbajtur dietë në të kaluarën ose keni një histori me çrregullimin e të ngrënit, ju mund të keni një raport të vështirë me urinë. A është e shëndetshme të hani edhe kur nuk jeni të uritur?

Shumë njerëz, thonë dietologët, po i drejtohen asaj që ndryshe njihet si “ushqimi intuitiv” (ideja që ju mund të hani kur jeni të uritur dhe të ndaloni kur ndjeni ngopje).

Kjo metodë është e mahnitshme në mënyrën sesi mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik dhe atë mendor. Të ngrënit intuitiv nuk ka të bëjë vetëm me ushqyerjen kur trupi ju jep sinjale se duhet të hani, por edhe kur nuk jeni të uritur.

Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për urinë? Për shumë njerëz, uria është ajo ndjesia e gërryerjes në stomak, ndiheni pa energji dhe të nervozuar. Por, dietologët thonë se ka disa lloje urie dhe ja shpjegimi sipas tyre:

-Uria praktike

Nëse keni një punë me orar zyrtar 9 me 5, mund të keni një orar të përcaktuar pushimi dreke. Nëse nuk do ishit të uritur në atë orar, a do ta anashkalonit vaktin? Kjo uri planifikohet para dhe sipas dietologes Evelyn Tribole, ideja që ju nuk keni një orar tjetër për të konsumuar ushqimin, ju bën më praktik në zgjedhjen dhe vendimin për të ngrënë në këtë orar pushimi.

-Uria e shijes

Kur jeni në një festë ditëlindjeje, nëse torta duket e mirë dhe të gjithë po e hanë, është krejtësisht normale që edhe ju ta konsumoni edhe pse mund të mos jeni të uritur. Të ngrënit intuitiv ka të bëjë me të qenit fleksibël dhe të çlirohesh nga rregullat strikte tipike për dietat. Jo vetëm dietat, por pas një darke të shijshme, edhe pse jeni të ngopur ju ndoshta keni dëshirë për diçka të ëmbël, kështu që mund ta hani një copë çokollatë.

-Uria emocionale

Mërzia, vetmia, zemërimi dhe stresi mund të shkaktojnë të ngrënit emocional. Ushqimi mund të jetë një mënyrë për të ngushëlluar veten. Ngrënia emocionale është krejtësisht normale, por nuk duhet kthyer në praktikë të përditshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë