Me zhvillimet teknologjike, qasja në internet është tanimë pjesë e pandashme e jetës tonë, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të integruar edhe në punë.
Ndonëse nuk mund të fshijmë të gjitha gjurmët në internet, mund të fshijmë shumicën e informacioneve personale nga uebi si dhe nga aplikacionet e medieve sociale.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cilat informacione për veten tuaj janë të qasshme është të kërkoni veten në Google.
Për të fshehur të gjitha gjurmët tuaja në internet, fshini të gjitha llogaritë tuaja të rrjeteve sociale. Ndonëse do të jetë e vështirë t’i kujtoni të gjitha llogaritë që keni krijuar përgjatë viteve, por fshirja e llogarive që ju kujtohen është një fillim i mirë.
Në rast, nuk mund t’ia dilni mbanë, atëherë mund të konsultoheni gjithmonë me një profesionist i cili mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.