Lidhja Europiane për Ndryshim do të fitojë, pasi populli është i lodhur nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti, vlerëson Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike.
Thotë se qeverisja e gjatë e BDI-së dhe Ahmetit, i bën ata të krahasohen edhe politikanin belarus, Aleksandar Lukashenko.
“Nuk është e shëndetshme për demokracinë dhe për qytetarët që të ketë lidhje ndërshqiptare me LSDM-së që BDI-ja të qëndrojë në pushtet. Nga viti 2011, votuesit shqiptarë votojnë për opozitën, jo për BDI-në. Ahmetin dhe BDI-në e krahasojnë me Lukashenkon për shkak të qeverisjes së gjatë, krimit dhe korrupsionit dhe trysnitë ndaj sistemit gjyqësor. E shëndetshme për demokracinë, për shoqërinë, për qytetarët është që qytetarët të kenë zgjedhje. Nuk ekziston mënyrë tjetër që të ndalohet migrimi ekstrem, nuk do të ketë kush të ngasë nëpër autostrada të cilat nuk i ndërtojnë dhe i komprometojnë, kurse ua marrin paratë qytetarëve nëpërmjet kazinove dhe kredive të shpejta. Ndërtojnë shoqëri të sëmurë të varurish nga bixhozi. Deklarojmë se duam në BE, kurse njerëzit nuk kanë ujësjellës dhe kanalizim. Është e nevojshme shumicë e re. Jam i bindur se edhe Lidhja Europiane për Ndryshim do të fitojë”, tha Mexhiti për “Veçer”, përcjell TV21.