Bashke

Ahmeti tjetërsoi BDI-në, ua ktheu kurrizin dëshmorëve

Subjekti i dalë nga lufta e lavdishme e UÇK-së, me kauzë të deklaruar shqiptare dhe kombëtare, përfundoi në parti të tjetërsuar nga matrica politike. Kreu i këtij subjekti të cilit militantët dhe ithtarët i referohen komandant, u zgjati dorën atyre të cilët deri dje i vlerësonte horra. BDI-ja u përditësua në subjekt multikulturor.

Në zgjedhjet e fundit lokale subjekti i Ali Ahemtit kishte ndryshuar ideologjinë. Nga angazhimi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, kishte kaluar në parti me agjendë të gjelbër edhe pse ideja i doli huq në komunat më të mëdha shqiptare. Madje fushata e këtij subjekti nga këngë patriotike ishte kthyer në fushatë urbane.

Koalicioni me parti të cilat ishin themeluar për të kundërshtuar dhe larguar politikat e BDI-së, bëri që Ahemti t’i zgjasë dorën edhe subjekteve nga blloqet e tjera politike, si turke, rome dhe jo vetëm. Si për ters Ahmeti po shtrëngon dhëmbët në kohën kur opozita shqiptare për të cilën ai ndër vite kishte bërë thirrje, u bashkua dhe po e sfidon në zgjedhjet e 8 majit. Në mungesë të partnerëve politik shqiptar, Ahmeti gjeti mbështetjen tek subjekte të etnive tjera në kohën kur po kërkon presidentin shqiptar, po rrah gjoks për kryeministrin shqiptar dhe po garanton hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e vendit në BE. Gjitha këto kërkesa Ahmeti i bëri në emër të luftëtarëve të UÇK-së duke kërkuar shpatën që t’i pret punët për shqiptarët ashtu siç ia lanë amanet dëshmorët. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë