Fjalori britanik Collins shpalli fjalën e vitit “AI” (inteligjencë artificiale).
Në njoftimin e kompanisë thuhet se përdorimi i termit është katërfishuar që nga fillimi i vitit 2023.
Sipas tij, inteligjenca artificiale ishte në fokus këtë vit për mënyrën se si është zhvilluar dhe shpejt është bërë po aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa emailet, transmetimet apo çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tashmë e përditshme.
Collins Dictionaries e përkufizon AI si “simulim i funksioneve mendore të njeriut me anë të programeve kompjuterike“.
Ajo “konsiderohet si revolucioni tjetër i madh teknologjik”, shkruan botuesi.