Bashke

Amazon njofton qindra punëtorë se i ka pushuar nga puna

Amazon ka njoftuar pushimin nga puna të qindra punëtorëve në Twitch, Prime Video dhe MGM.

Mbi 500 punonjës të Twitch, një e treta e fuqisë punëtore e transmetuesit, do të pushohen nga puna, ka njoftuar shefi ekzekutiv Dan Clancy.

Amazon tha se qindra punonjës në Prime Video dhe studio filmike MGM gjithashtu do të humbasin punën e tyre këtë javë, raporton BBC.

Vitin e kaluar, Amazon pushoi nga puna mbi 27 mijë punëtorë, pavarësisht se kompania kishte fitime të mëdha.

Sipas njoftimit të shefit Clancy, reduktimi i stafit po bëhet me qëllim që të ndërtohet një biznes më i qëndrueshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë