Bashke

Ameti: Asnjëherë pushteti nuk e ka fituar popullin i cili ka guximin dhe fuqinë për të gdhendur fatin e tij!

Me këtë postim dua të Ju informoj se sapo dola nga një bisedë informative në stacionin policor të MPB në Tetovë, ku u mora në pyetje nga inspektorë të të njejtit institucion, ne mënyrë korekte dhe profesionale.

Kjo ndodhi e sotme nuk ka se si mos ma kujtoj kohën e ish Jugosllavisë, njërën ndër periudhat kur shqipëtarët mireshin në biseda informative,nga qarqet sunduese. Për fat të keq, sot më shumë se kurrë u binda se ende qarqet e tilla kanë lënë mbetjet e tyre në shoqërinë tonë, që vazhdojnë të veprojnë me mekanizmat e njëjta, por vetëm në forma të ndryshme.

Por edhe historia e vitit 2006-2008 përsëri përsëritet, kur partia politike e atëhershme në pushtet me veprime të këtij lloji, kryente presione mbi aktivistët e opozitës së atëhershme, duke përfshirë edhe mua personalisht, kurse sot të njëjtit ato aktorë, por vetëm me rolet e zhvendosura në partinë e tashme politike në pozitë, vazhdojnë avazin e vjetër.

Përkujtoj se unë nuk jam as Zllatan, as Artan, as Dardan, por jam Muhamet Ameti, i cili në mënyrën më demokratike, duke ndjekur bindjet e mija kombëtare dhe politike, duke mos cenuar integritetin e askujt, bëj aktivitet politik në të gjitha format e lejuara, si me qëndrime dhe poste publike në rrjete sociale dhe për të njëjtat deklaroj se mbaj përgjegjësi të plotë!

Sot më shumë se kurrë dënoj rëndë çdo lloj represioni të këtij lloji, në frymën e një regjimi autoritar të cilit i janë lëkundur themelet njëherë e mirë!

Theksoj se kjo nuk është vetëm një çështje politike, por është sulm mbi vetë lirinë dhe demokracinë, sepse demokracia nuk është vetëm slogan, por praktikë, nuk është formë, por substancë, nuk është mjet, por qëllim!

Për fund, ju drejtohem të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Demokratike, të jenë vigjilent, mos bien pre e provokimeve, por të ngelemi të fokusuar në qëllimin tonë final, sepse asnjëherë pushteti nuk e ka fituar popullin i cili ka guximin dhe fuqinë për të gdhendur fatin e tij!

Koha për të vepruar është tani. Ndryshimi po vjen!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ARKMegv8Jtw7iC7WY8T5i4f7LFMgQ2pSqbXpNj3pjk4uoabA4YLbKpGGfQZrKHUzl&id=1531069595&mibextid=Nif5oz

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë