Bashke

Analisti Arsim Zekolli përkrah bashkëpunimin opozitar me VV-në

Bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut është përshëndetur fuqishëm edhe nga analistë politikë në vend.

Prania e Vetëvendosjes në Maqedoni sipas njohësit të çështjeve politike, Arsim Zekollit do të sjellë ndryshimin politik.

Ai thotë se reagimet kundër paraqitjes së VV-së janë manifestimi i frikës nga humbja e pushtetit.

“Vetëvendosja është pranishme si frymë te rinia shqiptare në Maqedoni”, ka deklaruar Zekolli.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht nëpërmjet përfaqësuesve të saj të deleguar nga Albin Kurti do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si koalicion i përbashkët nën platformën Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë